Kurti e hap 'kuletën' e Qeverisë që ta ndihmojë Ukrainën me autoblinda, kamionë e predha

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 20:00
Kurti e hap 'kuletën' e Qeverisë që ta ndihmojë Ukrainën me autoblinda, kamionë e predha

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se Kosova do t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Maqedonci deklaroi se janë gjithmonë të gatshëm të mbështesin “luftën e drejtë për liri” të Ukrainës.

Ai tha se ndihma, të cilën ai e quan modeste, është shumë e rëndësishme për Ukrainën në këtë fazë të vështirë të luftës së tyre për liri.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur të ofrojë dy pako mbështetëse për Ukrainën. Pakoja e parë do të dërgohet këtë javë për në Ukrainë dhe përbëhet nga kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Kurse pakoja e dytë që përbëhet nga predha mortajash 120, 81 dhe 60-milimetërshe, do të dërgohet gjithashtu së shpejti në Ukrainë”, theksoi Maqedonci. 

(Kosova Sot Online)