Turqia arreston 11 persona të huaj të dyshuar si anëtarë të ISIS

  • 01 July 2016 - 11:59
Turqia arreston 11 persona të huaj të dyshuar si anëtarë të ISIS

Pas 13 arrestimeve ditën e djeshme, forcat turke anti-terror kanë arrestuar 11 të huaj të cilët dyshohet se janë anëtarë të një qelize të ISIS-it në Stamboll, dhe të lidhur me kamikazët të cilët sulmuan aeroportin kryesor të Stambollit mbrëmjen e 28 qershorit.

Mediat turke bëjnë të ditur se në zonën Basaksehir në anën evropiane të qytetit, mëngjesin e sotëm ekip i policisë kundër terrorizmit arrestoi 11 të dyshuar duke e çuar numrin e të arrestuarve në 24.

Tre kamikazë të ISIS vranë 44 njerëz pas një sulmi me armë dhe me bomba vetëvrasëse në aeroportin “Ataturk” duke plagosur mbi 240 persona të tjerë.

(Kosova Sot)