MPJ konfirmon vdekjen e tre kosovarëve në sulmin terrorist në Munich

  • 23 July 2016 - 11:24
MPJ konfirmon vdekjen e tre kosovarëve në sulmin terrorist në Munich

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që nga momenti i sulmit në Munich ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e sigurisë dhe diplomatët e saj për të ndjekur nga afër tragjedinë, bëjnë me dije zyrtarë të kësaj ministrie.

“Konsullata e jonë ka konfirmuar këtë mëngjes me policinë gjermane dhe familjarët se tre të rinj shqiptarë kanë humbur jetën nga sulmi i mbrëmshëm në qendrën tregtare në Mynih. Të tronditur nga sulmi terrorist, MPJ shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë kudo në botë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

MPJ dhe Ambasada është në dispozicion të familjeve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të prekur mbrëmë nga kjo ngjarje shokuese dhe e dhimbshme.

(Kosova Sot)