Britaniku që shiti shtëpinë për të luftuar kundër ISIS-it (Foto)

  • 23 July 2016 - 12:54
Britaniku që shiti shtëpinë për të luftuar kundër ISIS-it (Foto)

Kur raketa e qëlluar prej tij goditi objektivin, pati brohorima.

Ishte një goditje perfekte.

Tim Locks lufton në vijën e parë të frontit kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

“Nuk ndjeva asgjë për ata njerëz që u vranë. Nuk i shoh më si njerëz,” thotë ai.

Mund të duket si përgjigja e një ushtaraku të stërvitur mirë për të vrarë njerëz.

Por Tim Locks nuk ka qenë kurrë në ushtri, madje nuk ka kurrfarë trajnimi ushtarak.

Ai është i pari civil britanik pa asnjë sfond ushtarak që lufton bashkë me kurdët kundër Shtetit Islamik.

Disa muaj më parë, 39-vjeçari shiti gjithçka, shtëpinë, biznesin e ndërtimit dhe u nis për të luftuar.

Ai la pas jetën e rehatshme në Britani dhe shkoi në front pasi u bind nga krimet e tmerrshme që po kryen ISIS.

Ai thotë se kërcënimi i tyre është kaq real edhe në Britani.

Ai është kthyer për momentin në Angli, por do rikthehet në shtator në front.

“Ruhem prej tyre edhe këtu, pasi e di se mund të jem shënjestër,” thotë ai.

(Kosova Sot)