Sulm kamikaz në Kabul: 29 të vrarë, 100 të lënduar

  • 23 July 2016 - 14:50
Sulm kamikaz në Kabul: 29 të vrarë, 100 të lënduar

Të paktën 29 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një protestë në kryeqytetin afgan, Kabul, njoftojnë zyrtarët.

Shpërthimi ndodhi në sheshin “Deh Mazang” ku mijëra njerëz nga minoriteti Mazara po marshonin për të kërkuar ndryshime në një rrugë të një linje të planifikuar të energjisë elektrike.

Ata janë të zemëruar se linja anashkalon zonat me popullatë të madhe hazarane.

Shkaktari i shpërthimit është i paqartë, edhe pse televizioni Tolo raporton se sulmi është kryer nga një kamikaz.

Askush ende s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

(Kosova Sot)