Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare gazetarja Letizia Leviti

  • 23 July 2016 - 20:03
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare gazetarja Letizia Leviti

Gazetarja e Sky Tg24, Letizia Leviti ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Ish-drejtori i informacionit, Emilio Carelli përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije lajmin e hidhur. “Lamtumirë Letizia Leviti, mike e mrekullueshme, kolege me talent të madh. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona.” shkruan Carelli.
Letizia Leviti ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Bagnone, Lunigiana,  pas një sëmundjeje të rëndë që e kishte prekur dy vite më parë. Gazetarja e Sky Tg24  ishte nëna e 3 fëmijëve. Pas diplomimit në filozofi dhe filologji në vitin 1995, Letizia bashkëpunoi me disa gazeta, duke përfshirë, “Corriere  Apuano” dhe “La Nazione” në Pisa dhe Carrara.

(Kosova Sot)