Pokemon GO fajësohet për kalim ilegal të kufirit nga Kanadaja në SHBA

  • 23 July 2016 - 22:32
Pokemon GO fajësohet për kalim ilegal të kufirit nga Kanadaja në SHBA

Dy adoleshentë të cilët po luanin Pokemon Go në telefonat e tyre, pa e pasur mendjen se ku janë, e kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga Kanadaja në SHBA.

Dy adoleshentët, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë gjetur dule luajtur Pokemon GO nga agjentet policorë të Shteteve të Bashkuara, shkruan Reuters.

“ Dy të miturit ishin aq të fokusuar me lojën e tyre Pokemon GO, sa kanë humbur gjurmët se ku ishin,” tha Michael Rappold, zëdhënësi policor.

Të miturit janë ribashkuar me familjarët e tyre në një stacion policor pranë kufirit.

Pokemon Go, në mënyrë të papritur  është bërë një ndër lojrat më të sukseshme dhe më të përdorueshme nga të miturit në një pjesë të madhe të botës. 

(Kosova Sot)