Anëtarët shqiptarë të ISIS’it po komunikojnë me një aplikacion në pronësi ruse

  • 24 July 2016 - 18:51
Anëtarët shqiptarë të ISIS’it po komunikojnë me një aplikacion në pronësi ruse

Pas mbylljes për të dytën herë të faqes ‘khilafeti’- blogut zyrtarë të Shtetit Islamik të Shamit dhe Irakut (ISIS) në gjuhën shqipe, pjesëtarët shqiptarë të ISIS’it po marrin informacione nga nëj aplikacion në pronësi ruse.

Kështu,  shqiptarët e ISIS’it kanë hapur një llogari në “Telegram”, llogari që kryesisht, edhe pse ndërrohet shpesh, sillet rreth emrit “Nashir Shqip”.

“Telegram” ngjan shumë me aplikacionet ekzistuese të komunikimit, si ‘Viber’ dhe ‘Ëatchup”, vetëm së xhihadistët besojnë që ai nuk mund të përgjohet pasi që është në pronësi ruse, dhe haptazi mbështet nga sipërmarrësi rus, Pavel Durov.

(Kosova Sot)