Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

  • 24 July 2016 - 21:01
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se çfarë moti do të jetë në Kosovë në pesë ditët e ardhshme.

Mot i vranët dhe me periudha me diell do të na përcjellë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu. Kjo gjendje jostabile e motit do të vazhdoj deri ditën e mërkurë dhe të enjten nëpër disa lokalitete, kurse nga pasditja e së enjtes e tutje do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja  me shpejtësi 1-8m/s.

(Kosova Sot)