17 të vrarë nga një bombë në Irak

  • 25 July 2016 - 12:03
17 të vrarë nga një bombë në Irak

Së paku 17 njerëz janë vrarë nga një bombë e vendosur në veturë jashtë qytetit qendror të Irak-ut, në Khalis.

Sipas zyrtarëve, shpërthimi i fuqishëm ndodhi 80km në veri-lindje të kryeqytetit të vendit, Baghdad.

Sipas Reuters, numri i të vdekurve pritet të rritet .

Shpërthimi vije një ditë pasi i ashtuquajturi Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në një pikë kontrolli në Baghdad, ku ishin vrarë së paku 20 persona.

(Kosova Sot)