Tjetër sulm në Gjermani, një person me thikë iu vërsulet pasagjerëve të trenit

  • 25 July 2016 - 19:10

Një tjetër sulm raportohet të ketë ndodhur me thikë  në linjën e trenit Hamburg-Bremen, raporton Allgemeine zeitung.

Sipas policinë personi kishe nxjerrë një thikë duke i kërcënuar udhëtarët se do t’i vras, ku me këtë rast iu është vërsulur dy vajzave. Pas ndalesës së trenit në stacionin Sottrum, udhëtarët kanë dalë me vrap nga treni nga frika për jetën e tyre. Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast. Policia ka arritur të arrestoi sulmuesin para se ai të lëndoi udhëtarët.

Sipas policisë sulmuesi njoftohet të jetë me probleme psikike dhe ishte i dehur gjatë incidentit

(Kosova Sot)