Cilat komuna kanë obligime të papaguara dhe më pak të hyra nga tatimi në pronë?

  • 26 July 2016 - 13:46
Cilat komuna kanë obligime të papaguara dhe më pak të hyra nga tatimi në pronë?

EC Ma Ndryshe ka publikuar sot disa të dhëna rreth performancës buxhetore të komunave të Kosovës që i monitoron.

Përmes një komunikate, EC Ma Ndryshe ka bërë publike të dhënat e prezantuara në infografika që janë nxjerrë nga Raporti vjetor financiar për vitin 2015 i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës..

Projektin “Indeksi i reformës së transparencës komunale” EC Ma Ndryshe ka nisur që ta zbatojë nga maji i vitit 2015, falë përkrahjes së Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, i cili ka shtrirje në komunat e mëdha të Kosovës, Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë, sikurse edhe në Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash, Mamushë dhe Shtërpcë.

Indeksi i Transparencës paraqet një përpjekje të strukturuar për të mbështetur komunat e Kosovës në përmbushjen e standardeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara me reformën e qeverisjes lokale dhe agjendën evropiane të Kosovës.

(Kosova Sot)