Rama mungon në Konventën amerikane, a i trembet ai FBI-së ?

  • 26 July 2016 - 16:18
Rama mungon në Konventën amerikane, a i trembet ai FBI-së ?

Konventa e Demokratëve në Filadelfia të SHBA konsiderohet një nga ngjarjet më me rëndësi të jetës politike botërore dhe si e tillë bën bashkë liderët botërorë.

Në këtë konventë pritet që Hilary Klinton të marrë emërimin si kandidate zyrtare për zgjedhjet presidenciale.

Shqipëria në këtë Konventë përfaqësohet nga lideri Demokrat Basha, Kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe deputetët socialistë Pandeli Majko e Olta Xhaçka.

Ajo që dallon është mungesa e politikanit shqiptar më të dhënë pas ngjarjeve, takimeve, konventave ndërkombëtare me përmasa dhe mbulim mediatik të gjerë: Edi Ramës. Ai nuk ka munguar ne asnje nga konventat demokrate te viteve te fundit. Kjo eshte e para qe mungon.

Por përse mungoi këtë herë në Konventë, një politikan si Rama, i dalluar në prirjen që ka për të qënë protagonist i rastevetë tilla, qoftë edhe përmes fotove në facebook?

A ka diçka që e ka stepur Ramën?
A i frikësohet Rama një përballje të mundshme me FBI, pas hetimit që kjo e fundit ka hapur ndaj Bilal Shehut, për pagesën e 80 mijë dollarëve, vetëm për një foto me Presidentin Obama në 2012?

Kujtojmë se sipas mediave amerikane, gjykata e Nju Xhersit shpalli fajtor Bilal Shehun, shqiptarin që jeton në Amerikë, përmes të cilit Rama ka mundesuar pjesemarrjen ne nje darke elektorale dhe nje foto me Presidentin Obama.

Duke blerë dy bileta, Shehu i mundësoi Ramës merrte pjesë në një takim për mbledhje fondesh për Obamën, në 8 tetor të vitit 2012 në San Francisko, në kohën kur Rama ishte ende në opozitë.

Legjislacioni amerikan i ndalon kategorikisht donacionet elektorale nga personat e huaj. E për këtë arsye Bila Shehu rrezikon deri në 7 vite burg.

A i trembet Kryeministri Rama marrjes ne pyetje nga FBI? Per rastin konkret?

Dhe a është frika nga FBI-ja, arsyeja pse Edi Rama u step të tregojë edhe një herë, kësaj radhe në Konventën e Demokratëve, sensin e protagonistit?

(Kosova Sot)