Aktivistja indiane i jep fund grevës së urisë pas plot 16 viteve

  • 26 July 2016 - 17:54
Aktivistja indiane i jep fund grevës së urisë pas plot 16 viteve

Aktivistja indiane, Irom Sharmula Chanu, e ka ndërprerë grevën e urisë pas 16 viteve kundër një ligji kundërthënës në vend.

Ajo ka njoftuar se do t’i japë fund protestës së saj më 9 gusht, si dhe do të fillojë të bëjë fushatë në zgjedhjet lokale si kandidate e pavarur, raporton BBC.

Chanu ka protestuar për 16 vjet kundër Aktit të Pushteteve të Forcave Speciale të Armatosura (AFSPA) i cili u jep ushtarëve pushtete gjithëpërfshirëse për të kryer arrestime pa poseduar urdhër arrest si dhe për të qëlluar me armë për të vrarë në situata të caktuara.

Ajo është detyruar të ushqehet përmes një gypi në hundën e saj për më shumë se një dekadë.

AFSPA është në fuqi në disa vende të Indisë, përfshirë edhe në vendin e Chanus, Manipur, si dhe në Kashmirin e administruar nga India.

Ajo i ka thënë një gjykate në rrethinën Maniput, ku asaj i kërkohet të paraqitet çdo 15 ditë, se dëshiron të garojë në zgjedhjet lokale.

Ajo i ka kaluar shumicën e 16 viteve të fundit në paraburgim në një spital në kryeqytetin e Manipur, Imphal.

Protestimi i saj ka fituar njohje në gjithë botën, me Amnesty International që e ka përshkruar atë si e burgosura e ndërgjegjes.

(Kosova Sot)