Mbi 1 miliardë euro armë mund të jenë dërguar në Siri nga Europa

  • 27 July 2016 - 19:48
Mbi 1 miliardë euro armë mund të jenë dërguar në Siri nga Europa

Vlerta e armëve që mund të jenë shitur nga disa vende të Europës Lindore në Siri, arrin vlerën e më shumë se 1 miliardë eurove.

Një ekip i gazetarëve nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Krimit të Organizuar dhe Projekti i Raportimit Korrupsionit (OCCRP) kanë raportuar se armët kanë origjinë nga Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Mali i Zi, Sllovakia, Serbia dhe Rumania dhe janë shitur në Arabinë Saudite, Jordani, Emiratet e Bashkuara dhe Turqi, shkruan The Guardian.

Sipas ‘The Guardian’ armët kanë përfunduar në duart e grupeve të ndryshme, ndërsa ligjshmëria e shitjeve mbetet e paqartë.

Sipas hetimeve armët kanë përfunduar në Siri përmes detit dhe mjeteve ajrore. ‘The Guardian’ raporton se statistikat e fluturimit të BE-së tregojnë se avionët nga Bullgaria dhe Sllovakia që nga viti 2014, kanë dërguar mijëra ton me mallra të panjohur për të njejtat baza ushtarake.

Ish-ambasadori amerikan në Siri, Robert Ford Stephen, ka theksuar se vendet që përkrahin blerjen e armëve në mënyrë sekrete janë në Jordani dhe Turqi, të cilat armë më pas dërgohen në Siri.

(Kosova Sot)