Një i arrestuar për atentatin me dy të vrarë në Vlorë

  • 27 July 2016 - 19:50
Një i arrestuar për atentatin me dy të vrarë në Vlorë

Një 42-vjeçar u ndalua nga polica e Vlorës, pasi dyshohet se i ka shitur makinën Ford Focus tek personat që mendohet të jenë vrasësit e Ilir Deremomej, Dhimitër Canit dhe plagosjes së Krenar Runajt, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë.

Partizan D. Është ndaluar me iniciativë të policisë për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”

Shënjestër e atentatit në Vlorë dyshohet të kenë qenë Ilir Dermomemaj, pronar i pikës së basteve ku ndodhi krimi, i cili në vitin 1997 ka kryer një vrasje. Kurse viktima tjetër dhe i plagosuri mendohet të jenë qëlluar aksidentalisht nga breshëria e plumbave.

Natën e vrasjes, policia gjeti një fuoristradë tip Jeep të vjedhur në Fier dhe një makinë tjetër tip Ford Focus të djegur. Këto dy automjete dyshohet se janë përdorur nga autorët e krimit.

(Kosova Sot)