AAK thotë se Komuna dështoi në projektin “Peja pret diasporën"

  • 28 July 2016 - 10:52
AAK thotë se Komuna dështoi në projektin “Peja pret diasporën

Komuna e Pejës ka dështuar totalisht në projektin tradicional ‘Peja pret diasporën’. Projekte të shumta kulturore, të themeluara si manifestime tradicionale po mbyllen në Pejë, po shkurtohen dhe po varrosen nga kryetari i Pejës dhe vartësit e tij.

Pas fundosjes tash e 2 vjet të Manifestimit tradicional “Kultura pejane ndër vite’, në këtë vit, Komuna e Pejës, ka fundosur edhe Manifestimin bindshëm më të rëndësishëm tradicional të kësaj fushe “Peja pret diasporën", kështu thuhet mes tjerash në një reagim të lëshuar nga AAK në Pejë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

AAK e bënë fajtor kryesor për këto dështime drejtorin e kulturës Engelbert Zefajn. Sipas këtij subjekti, Zefaj për të mbuluar dështimin e manifestimit tradicional në fjalë, po përdorë pozitën prej drejtori, duke shfrytëzuar mediat për propagandë improvizuese.

Qeverisja Komunale e Pëjës është përgjegjëse dhe fajtore për shuarjen e Manifestimit tradicional “Peja pret diasporën” me të cilin projekt është organizuar pritja për mërgimtarët që aq shumë bënë për Pejën e Kosovën dhe ky veprim injorues ndaj megrimtarëve duhet të ndryshon menjëherë.-përfundon reagimi i AAK-së në Pejë.

(Kosova Sot)