Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

  • 28 July 2016 - 13:47
Ukraina nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Nënkryetarja e Qeverisë së Ukrainës, Ivana Klimpush Cincadze, ka thënë se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën.

Duke folur për TV N1, ajo ka thënë se nuk do të njohin pavarësinë e “krahinës jugore të Serbisë”.

“Kievi mbështet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë", ka thënë ajo, duke shpresuar se do të zbatohen marrëveshjet e Brukselit.

(Kosova Sot)