Në Serbi shfaqet virusi i Nilit Perëndimor

  • 28 July 2016 - 13:58
Në Serbi shfaqet virusi i Nilit Perëndimor

Virusi i Nilit Perëndimor, sipas medieve serbe, është regjistruar në Beograd, te një lloj mushkonjash me emrin shkencor kules pipiens. Virusi është identifikuar në vendbanimet Banovo Bërdo dhe Palillulla.

Ky lloj virusi mund të shkaktojë encefalitisin, i cili kërkon hospitalizim urgjent. Shenjat e para të encefalitisit, që manifestohen te i prekuri nga ky virus, janë temperaturat e larta, plogështia e muskujve dhe konfuzioni.

Simptomat e këtyre lloj etheve janë edhe kokëdhembja, qafa e shtangur, çorientimi, koma, dobësia e muskujve dhe paraliza.

(Kosova Sot)