MPJ-ja mbron dështimin diplomatik

  • 29 July 2016 - 07:32
MPJ-ja mbron dështimin diplomatik

Çfarë po bëjnë ambasadorët e Kosovës në botë?

Mungon transparenca në politikën e jashtme 

Analisti politik, Blerim Burjani, tha për "Kosova Sot" se shërbimi diplomatik i shtetit është tërësisht partiak, dhe i përbërë prej përkthyesve dhe disa servilëve, që kanë shërbyer për liderin politik apo familjarëve të politikanëve, prandaj edhe ndodh mbulimi dhe fshehja e vazhdueshme e dështimit të tyre

Mungesa e transparencës në politikëbërjen e Qeverisë së Kosovës është një sëmundje kronike, që po e përcjell në të gjitha mandatet e deritanishme, para dhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Mirëpo, një nga këndet më të errëta dhe akoma më të paarritshme për të mësuar së çfarë në të vërtetë punohet në interes të shtetit të ri të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë, është fusha diplomatike, puna e përfaqësuesve të shtetit në arenën ndërkombëtare, ambasadorët e Kosovës që kryesisht janë të emëruar me çelës të përzgjedhjes politike. Ministria e jashtme e Kosovës, në asnjë nga mandatet e deri tanishme, nuk e ka marrë kurajën të bëjë asnjë vlerësim publik dhe me të drejtë qasje për opinionin, për të treguar së çka bëjnë ambasadorët e Kosovës gjithandej nëpër botë, për vendin, për ekonominë e tij dhe për interesat e qytetareve, që do të duhej të përfaqësojnë atje, apo vetëm shohin interesin e përfitimit personal dhe e marrin rrogën e ambasadorit kot. Gazeta ka dresuar pyetje në MPJ për të mësuar se çfarë vlerësimi po i bëhet punës së shërbyesve diplomatikë të Kosovës, konsujve dhe ambasadorëve, se çfarë kanë bërë ata deri më tani për interesin e shtetit a ka ndonjë vlerësim të veçuar pozitiv apo negativ në cilësinë e individit, por nuk kemi marrë përgjigje.

Diplomacia e tejpolitizuar 

Njohësit e kësaj fushe theksojnë se diplomacia kosovare e tejpolitizuar është shumë jofunksionale dhe joprofesionale, prandaj nuk po jep asnjë rezultat pozitiv për shtetin. Politologu dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku, konstaton se vërejtjet për punën dhe angazhimin e diplomatëve të Kosovë në vendet ku ata janë vendosur janë adresuar jo veç nga përcjellësit e punës së diplomacisë kosovare në vend, por edhe nga qytetaret tanë me eksperiencën e tyre të drejtpërdrejtë me misionet diplomatike e konsullore të Republikës së Kosovës. Pavarësisht premtimeve se pas reformës ligjore do të reformohet edhe ky shërbim. "Gati nga të gjitha dikasteret qeveritare në vend, më së paku për të mos thënë hiç, nuk ka transparencë e llogaridhënie sa i përket punës së diplomatëve kosovarë nëpër botë. Është premtuar që pas Reformës ligjore për Shërbimin e Jashtëm, do të jetë edhe llogaridhënia si segment kyç i punës së diplomatëve, mirëpo ende nuk kemi një rast ndëshkimi, mirëfilli për (mos)punën e bërë", ka potencuar ai. "Është konfirmuar disa herë se qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vendet e ndryshme të botës nuk e kanë fare idenë se kush janë ambasadorët e Kosovës në vendin, në të cilin ata jetojnë dhe veprojnë. Kjo është komplet e pakuptimtë", tha Albinot Maloku për "Kosova Sot"...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)