Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan, vdes piloti

  • 29 July 2016 - 17:36
Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan, vdes piloti

Aeroplani luftarak “F/A-18” i Trupës së Marinës së Forcave Ushtarake të Amerikës, është rrëzuar sot në shkretëtirën e Kalifornis. Raportohet se piloti ka vdekur.

Avioni u rrëzua sot rreth orës 10:30 sipas kohës lokale në Kaliforni.

Incidenti ka ndodhur gjatë një ushtrimi, sipas Trupës së Marinës.

Nuk dihet shkaktari i rrëzimit, ndërsa rasti është nën hetime.

E as natyra e ushtrimit nuk është specifikuar.

(Kosova Sot)