Sherr me babanë, i riu hidhet nga ballkoni (Video)

  • 29 July 2016 - 19:41
Sherr me babanë, i riu hidhet nga ballkoni (Video)

Një djalë në Ankara ka tentuar të hidhet nga ballkoni, pas kërcënimit me prerje fyti nga babai i tij.

Qytetarët që shikonin përleshjen mes babait dhe të birit në tarracën e shtëpisë nga rruga, u afruan poshtë në oborr dhe me një batanije pritën të riun që kërceu, raportojnë mediat turke.

Siç shihet në video, i riu shpëton nga tentimi për vetëvrasje, derisa nëna e tij shikon e tronditur nga lart.

(Kosova Sot)