QKUK: Nuk kishte të plagosur me armë zjarri në "BeerFest", 42 të lënduar

  • 30 July 2016 - 07:50
QKUK: Nuk kishte të plagosur me armë zjarri në

Përderisa Policia e Kosovës ka thënë se në festivalin e birrës ishte qëlluar me armë zjarri një i mitur, Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka mohuar një gjë të tillë. Sipas tyre nuk ka pasur të lënduar me armë zjarri.

Në një konferencë për medie në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga mjekja kujdestare ka thënë se nuk ka të lënduar me armë zjarri.

“Nuk ka të lënduar me armë zjarri. Janë 42 të lënduar deri tash me lëndime të lehtë, vetëm dy janë me thyerje”, ka thënë ajo.

Ndërsa policia e Kosovës ka treguar se një person është lënduar me armë zjarri në këmbën e majtë.

(Kosova Sot)