Thaçi: Kosova së shpejti do ta padis Serbinë për gjenocid

  • 30 July 2016 - 08:35
Thaçi: Kosova së shpejti do ta padis Serbinë për gjenocid

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së shpejti do ta hap kapitullin e gjetjes së drejtësisë për gjenocid i kryer gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit.

Duke folur për ‘Danas’, Thaçi ka thënë se Kosova për atë padi është përgatitur shumë mire dhe se “vendi në kryer të së cilit është nuk mund të jetë i bllokuar në të kaluarën e as të ushqehet me histori”.

Sipas tij, çështja e rëndësisë jetike edhe për Serbinë edhe për Kosovën është çështja e personave të zhdukur për të cilën duhet të punojnë të dyja palët.

(Kosova Sot)