Turqia arreston 12 avokatë

  • 30 July 2016 - 11:40
Turqia arreston 12 avokatë

Dymbëdhjetë nga 20 avokatët e ndaluar më herët janë arrestuar në qytetin turk të Konya për shkak të përfshirjes në përpjekjen në  grushtin ushtarak të shtetit.

Mediat turke raportojnë se avokatët e tjerë që ishin ndaluar janë liruar pasi u hetua nga prokurorët.

Më parë, Ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, tha se numri i të burgosurve gjatë përpjekjes për grusht shteti ushtarak ka arritur në 18,000, dhe 9677 prej tyre janë arrestuar përfundimisht.

(Kosova Sot)