Sulmet ndaj Kuvendit dhe RTK'së, mund të kenë një ndërlidhje

  • 23 August 2016 - 22:19
Sulmet ndaj Kuvendit dhe RTK'së, mund të kenë një ndërlidhje

Mbrëmjen e së hënës është sulmuar me granatë objekti i Radio Televizionit të Kosovës, ndërkaq ende nuk ka të arrestuar.

Një sulm tjetër mbi institucionet publike ka ndodhur më 4 gusht të këtij viti, ku u sulmua me predha antitank objekti i Kuvendit të Kosovës.

Edhe për këtë rast ka zero të arrestuar, derisa për të dyja rastet policia ka thënë se është duke i zhvilluar hetimet.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmi në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe ai ndaj RTK-së, mund të ketë një ndërlidhje, megjithëse thotë se nuk është i sigurt.

Kelani tha se për momentin nuk mund të thotë asgjë, pasi duhet pritur rezultatet finale të hetimeve, por se sipas një emaili dërguar në redaksitë e mediave për të dyja rastet nga një person apo grup personash me emrin “Rugova Rugova”, mund të thuhet se ka një ndërlidhje. 

(Kosova Sot)