Grafitet “Ausländer Raus” alarmojnë policinë austriake

  • 23 August 2016 - 22:30
Grafitet “Ausländer Raus” alarmojnë policinë austriake

Po vazhdon urrejtja në vendet evropiane për të huajt që jetojnë në vendin e tyre . Këtë shpesh herë ata e shprehin duke bërë grafite të ndryshme në vende të shumta publike.

E fundit ka ndodhur edhe në Enzersdorf të Mistelbauch në Austri. Mbi një derë të një garazhi raportohet se është shkruar slogani i njohur i gjermanofolësve për të huajt “Ausländer Raus” (Të huajt jashtë).

Megjithëkëtë policia austriake menjëherë ka filluar aksionin për gjetjen e autorit të këtij rasti. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së shtunë dhe të diele, të javës së shkuar.

Kryesi i kësaj vepre është ende i panjohur për policinë austriake, shkruan heute.at, përcjell albinfo.ch.

Grafiti i cili sipas gazetës austriake është i pa shije, ka një gjatësi prej 75 centimetra dhe është shkruar më shkronja të mëdha me ngjyrë të zezë.

Policia e këtij vendi ka hapur edhe një linjë telefonike ku të gjithë ata që dinë për autorin e kësaj vepre të mund të lajmërohen në këtë numër: 059 133 – 3275.

(Kosova Sot)

Auslander-780x439