Sërish protestë kundër “Dosjes së shefave”

  • 23 August 2016 - 23:24
Sërish protestë kundër “Dosjes së shefave”

Shoqëria civile në Kosovë përsëria do të protestojë kundër skandaleve të fundit të cilat u zbuluan perms përgjimeve telefonike.

Një grup i qytetarëve kanë njoftuar se përsëri nesër, e mërkure, me datën 24.08.16, në ora 11:30, organizon konferencë për media, në sheshin “Zahir Pajiziti” në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

“Skandalet e përgjimeve na kanë motivuar sërish që të mobilizohemi dhe të ngrejmë zërin kundër sistemit politik të instaluar nga klani PRONTO. Andaj, #Protestoj nesër, e mërkure, me datën 24.08.16, në ora 11:30, organizon konferencë për media, në sheshin “Zahir Pajiziti” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi. 

(Kosova Sot)