Kancelarja Merkel i ofron ndihmë Italisë

  • 24 August 2016 - 17:42
Kancelarja Merkel i ofron ndihmë Italisë

Gjermania është e gatshme që t’i ofrojë çfarëdo nihme Italisë e cila u goditë nga tërmeti.

Këtë gjë e bëri të ditur kancelaria gjermane, Angela Merkel në një konferencë në Estoni.

“Fotografitë që kam parë janë të tmerrshme. Ne jemi të gatshëm që të bëjmë gjithçka për ta ndihmuar Italinë nëse ata kanë nevojë për ndihmën time. Mendimet tona tani shkojnë me të gjithë njerëzit e atij regjioni”, ka thënë Merkel.

Deri më tani janë konfirmuar 73 persona të vdekur, kurse ekipet e shpëtimit ende po vazhdojnë kërkimet në gërmadha.

(Kosova Sot)