Arrestohet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në Postë

  • 25 August 2016 - 14:53
Arrestohet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në Postë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një person si të dyshuar për një vjedhje në një pikë të Postës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25,  ku policia ka pranuar një informatë se është duke ndodhur një vjedhje në njërën nga filialet e Telekomit të Kosovës në rrugën “Mbretëresha Teutë’’.

 Pas marrjes së informatës policia ka dal në vendin ngjarjes dhe kane arritur që të arrestojë personin e dyshuar V.H, 25 vjeçar.

I  dyshuari  është   intervistuar  në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara  se i njëjti të  ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.

Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar V.H. 25 vjeçar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor.

 Ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda penale ‘Vjedhje e rëndë në tentativë’.

(Kosova Sot)