Shoqata e Bjeshkatarëve të Dukagjinit thirrje për deputetët e Kuvendit, Mos e votoni Demarkacionin

  • 25 August 2016 - 15:53
Shoqata e Bjeshkatarëve të Dukagjinit thirrje për deputetët e Kuvendit, Mos e votoni Demarkacionin

Në emër të Shoqatës së Bjeshkatarëve të Dukagjinit, i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Kosovës, pa dallim subjektit politikë që me 1 Shtatorë 2016 (E enjte) të votojnë kundër propozimit të Komisionit Qeveritarë, për shënimin e vijës kufitare më Malin e Zi, thuhet në komunikatën e “Shoqatës e Bjeshkatarëve të Dukagjinit”

“Ndonëse, si bjeshkatarë, të rritur në këto terrene, në këto bjeshkë, duke e njohur mirë këtë teren dhe specifikat e këtij territori, e ka shtrihet vija kufitare, jemi mese të bindur se ky propozim është i gabueshëm, dhe cenon lartë integritetin e sovranitetin e vendit tonë.

Andaj si shoqatë bjeshkatare, si qytetarë të këtij vendi, apelojmë dhe ju lusim sinqerisht të nderuar deputet, mos e shkelni betimin tuaj, Kushtetutën e Republikës së Kosovës e mbi të gjitha gjakun e mija Dëshmorëve të Kombit, ku qindra prej tyre ranë, për të mos vdekur kurrë pikërisht në këto vija kufitare, e sot lapidaret e tyre të mbesin në padrejtësisht në territorin e Malit të Zi.

Për ndryshe as populli e as historia e këtij vendi nuk do të ua falë kurrë këtë gabim, do të jeni të mallkuar nga gjaku i Dëshmorëve të Kombit, dhe herë kurdoherë gjithkush do ta marrë vërdiktin e merituar”, përfundon komunikata.

(Kosova Sot)