Shoqëria civile vazhdon të protestojë kundër korrupsionit

  • 25 August 2016 - 18:29
Shoqëria civile vazhdon të protestojë kundër korrupsionit

Në Prishtinë edhe sot kanë vazhduar protestat e qytetarëve kundër krimit ekonomik e korrupsionit qeveritar e shtetëror në Kosovë

Grupi qytetarëve u tubua në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ai vazhdoi marshimin përgjatë Sheshit Nënë Tereza për t’u ndaluar përpara ndërtesës së Qeverisë.

Aty, qytetarët, me pankarta të shkruara dhe me ato foljore “Me hajna nuk ka shtet”, kërkuan përgjegjësi penale për situatën krijuar ekonomike të cilën ata e konsideruan shumë të rëndë.

Në protestë, nga pjesëmarrësit u lexua deklarata e qytetarëve protestues me të cilën shpjegohet qëllimi i protestës dhe motiv i saj.

Në tubim u përmend edhe zbardhja e bisedave të “shefit të shefave” Adem Grabovci me zyrtarë të PDK-së e me funksionarë të vendit për të punësuar të favorizuarit e tyre duke shkelur të gjitha normat e punësimit normal e të barabartë të qytetarëve.

(Kosova Sot)