Arrestohet shqiptari i dënuar, në banesë iu gjet një “thesar”

  • 25 August 2016 - 21:56
Arrestohet shqiptari i dënuar, në banesë iu gjet një “thesar”

Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte dënuar nga autoritetet italianë dhe kishte për të shlyer edhe 1 vit e 10 muaj burg lidhur me një aksion në vitin 2008, kur u zbulua një rafineri droge në Bergamo dhe u sekuestruan 30 kg heroinë.

Mediat italianë shkruajnë se shqiptari u kap në një makinë Volkswagen Polo me 3 mijë euro, celular dhe një palë çelësa.

Çelësat që iu gjetën 35-vjeçarit shqiptar hapën dyert e një vile në rrugën Treviso të Rubano-s, ku u gjetën 161.500 euro. Në banesën që ishte në pronësi të shtetasve italianë, përveç parave nuk u gjet asnjë gjurmë droge.

Hetuesit besojnë se shqiptari nuk merrej më direk me shitjen e drogës. Ai ishte prej disa ditësh në Padova në rolin e “koleksionistit” .

Ndërkohë që hetimet vijojnë shqiptari është dërguar në burg dhe akuzohet për pranim të mallrave të vjedhura, lidhur me paratë e gjetura në apartament.

(Kosova Sot)

soldi-polizia-2_1472149668-1325511