Mustafa nuk guxon ta prekë Homologimin

  • 26 August 2016 - 07:34
Mustafa nuk guxon ta prekë Homologimin

Pas gazit, Ministria e Infrastrukturës duhet ta heqë monopolin kryesor

Kompania e afërt me pushtetin përfiton duke shkelur konkurrencën

Monopoli i homologimit të makinave, pronë e Shkëlqim Devollit , vazhdon të zhvatë paratë e qytetarëve kosovarë, që nga koha kur Fatmir Limaj ishte ministër i PDK-së dhe zëvendësministër i tij Adem Grabovci, njeri i afërt me Devollët

Drejtues të Ministrisë së Infrastrukturës këto ditë më në fund e hoqën monopolin për shitjen e gazit natyror, që ka mbretëruar që një kohë të gjatë në tregun kosovar nga një kompani e afërt me pushtetarët e tashëm, duke e ndryshuar Udhëzimin Administrativ dhe duke hapur tregun edhe për kompanitë e tjera. Por, deputetët e opozitës dhe analistët e ekonomisë dhe përfaqësues të shoqatave po kërkojnë nga kjo ministri me ngulm që të hiqet edhe monopoli, që po mbretëron në fushën e homologimit të makinave nga kompania "Devolli". Monopoli i homologimit të makinave, që është pronë e afaristit Shkëlqim Devollit, tash e disa vite me radhë po vazhdon që të zhvatë paratë e taksapaguesve dhe qytetarëve kosovarë. Ndërkaq, kjo zhvatje, sipas tyre, po ndodh që nga koha kur Fatmir Limaj ishte ministër i PDK-së, ndërsa zëvendësministër i tij, ishte deputeti i tashëm Adem Grabovci, që është njeri shumë i afërt me afaristin pejan Shkëlqim Devollin. mst: Prokurorisë iu kërkua hetim Monopoli i "Devollëve" në këtë fushë u vërtetua kohë më parë edhe nga drejtuesit e lartë të Institutit GAP, që kanë shpalosur rezultatet e një hulumtimi të gjatë lidhur me monopolin që ekziston në fushën e homologimit të veturave që tash e 7 vite e ka kompania "Eurolab", pronë e vëllezërve oligarkë Devolli. GAP-i ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta hetojë kontratën e nënshkruar në mes të Ministrisë së Transportit dhe kompanisë "Eurolab", për monopolin e homologimit të veturave. Sipas GAP-it, Prokuroria e Shtetit, duhet që ta hetojë kontratën e nënshkruar në vitin 2009, në mes të Ministrisë së Transportit dhe Kompanisë "Eurolab", për monopolin e homologimit të veturave. Kosovarët nga viti 2009 deri më 2015 kanë shpenzuar 2.4 milionë euro më shumë sesa që do të shpenzonin, në rast se nuk do të ekzistonte monopoli dhe çmimi do të ishte i ngjashëm me vendet e rajonit. Sipas zyrtarëve të GAP-it, konsiderohet se kjo kontratë është nënshkruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Në të njëjtën kohë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës duhet ta interpretojë monopolin e homologimit, duke marrë për bazë interpretimin e mëhershëm mbi arkat fiskale. Veç të tjerash, GAP-i rekomandon që "Eurolab"-it t'i hiqet mbikëqyrja e qendrave të tjera të kontrollimit teknik, sepse kjo paraqet konflikt interesi dhe përveç asaj, licencimi dhe inspektimi i tyre edhe ashtu bëhet nga Ministria e Infrastrukturës...  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)