65-vjeçari i ofroi dy adoleshenteve 300 euro në këmbim të marrëdhënieve seksuale

  • 26 August 2016 - 08:10
65-vjeçari i ofroi dy adoleshenteve 300 euro në këmbim të marrëdhënieve seksuale

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të qytetit italian të Padovës, rreth 20 ditë më parë, por është bërë mediatike së fundmi nga “il Gazzettino”.

Sipas të përditshmes italiane, dy shoqeve 16 dhe 17-vjeç, gjatë pasdites, iu afrua një 65-vjeçar i veshur në mënyrë elegante, i cili pasi i përshëndeti iu tha: “Jua jap 300 euro nëse vini me mua”.

Pavarësisht refuzimit të vajzave, 65-vjeçari këmbënguli derisa 17-vjeçarja nxori nga çanta celularin dhe telefonoi policinë. Efektivët që mbërritën në vendngjarje ndaluar të moshuarin. Hetimet janë në vijim për të kuptuar nëse incidenti ishte i izoluar, apo italiani 65-vjeçar ua kishte parashtruar të njëjtën kërkesë edhe vajzave të tjera.

(Kosova Sot)