Rama promovon "Kurbanin" në Beograd

  • 26 August 2016 - 08:18
Rama promovon

Kryeministri shqiptar do të vizitojë Serbinë, ku mes të tjerash do të promovojë edhe librin e tij “Kurbani”, i cili është përkthyer serbisht si dhe një ekspozitë personale.

Portali serb Danas, shkruan se Rama do të niset nga Beogradi për në Nish më 14 tetor ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë, për projektin mbi ndërtimin e autostradës Nish-Durrës, ku pritet që zyrtarë të lartë të Kosovës po ashtu të jenë të pranishëm. Më tej Rama do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd në datat 12-14 tetor.

“Libri “Kurban” i kryeministrit shqiptar botohet para mbërritjes së Ramës dhe do të promovohet në takimin e sipërmarrësve në Nish, dhe mbase në këtë rast do të bëjmë një miniekspozitë me pikturat e Edi Ramës. Për më tepër, para Panairit të Beogradit, do të botojmë edhe “Pallatin e Ëndrrave” të Ismail Kadaresë. Do të botojmë edhe libra të tjerë të këtij autori në serbisht”, ka thënë Veran Matiç, drejtor i shtëpisë botuese “Samizdat B92”.

(Kosova Sot)