Momenti i shpërthimit në Turqi, shkrumbohet stacioni i policisë (Video)

  • 26 August 2016 - 09:55
Momenti i shpërthimit në Turqi, shkrumbohet stacioni i policisë (Video)

8 policë të vrarë dhe 45 persona të plagosur rëndë është bilnaci pas shpërthimit të një makinë bombë në një stacion policie në Turqi.

Ngjarja ndodhi mëngjesi ne sotëm rreth orës 7:00 në Cizre në jug lindje të Turqisë.

Transmetimet televizive kanë publikuar pamjet e para nga vendi i shpërthimit ku nga ndërtesa shumëkatëshe e rrënuar tashmë dalin flakë e tym i zi, ndërsa zjarrëfikësit, ambulancat dhe forcat e shumta policore mundohen të menaxhojnë situatën kaotike.

Qeveria turke  ka akuzuar Partinë Kurdistane për shpërthimin por nuk dihen ende përgjegjësit.

(Kosova Sot)