Hoti: Klani 'Pronto' nuk do të mund t'ia heqë monopolin e homologimit Devollëve

  • 26 August 2016 - 12:35
Hoti: Klani 'Pronto' nuk do të mund t'ia heqë monopolin e homologimit Devollëve

Zyrtari për informim nga lëvizja "Vetëvendosje", Shkodran Hoti, në përgjigjen për "Kosova Sot" ka thënë se lidhjet e Adem Grabovcit dhe Shkëlqim Devollit, që u dëshmuan edhe me përgjimet e fundit, lëvizja 'Vetëvendosje' i ka bërë publike edhe më herët.

 Ai tha se dihet shumë mirë se kjo kastë kriminelësh që udhëheq me vendin, e ka të pamundur funksionimin, pa lidhjet me biznesin, që janë lidhje kriminale". Ai vlerëson se "sigurisht që klani 'Pronto' nuk do të mund t'ia heqë monopolin e homologimit të makinave që e kanë Devollët, duke pasur parasysh lidhjet dhe afërsinë mes tyre, prandaj është e nevojshme që fillimisht klani 'Pronto' të largohet nga pushteti, që të krijohet hapësira për funksionim të mirëfilltë të çdo dikasteri qeveritar".

(Kosova Sot)