Makina përplas biçikletën, vdes 40-vjeçari

  • 26 August 2016 - 13:30
Makina përplas biçikletën, vdes 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Mengel, ku një automjet “BMW” me targa AA 155 KF me drejtues M.I 22 vjeç ka përplasur shtetasin me iniciale G.Z i cili po udhëtonte me biçikletë.

Edhe pse është transportuar për në Spitalin e Elbasanit, 40-vjeçari nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po kryen veprime hetimore.

Drejtuesi i mjetit 22-vjeçari M.I është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot)