Dhunë në familje në Kukës, burri rrah gruan

  • 26 August 2016 - 18:41
Dhunë në familje në Kukës, burri rrah gruan

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, M.M., 60 vjeçe.

Për këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprën penale “Dhuna në familje”. 

(Kosova Sot)