Hoti: Thaçi e Mustafa mund të akuzohen për tradhti kombëtare

  • 27 August 2016 - 10:50
Hoti: Thaçi e Mustafa mund të akuzohen për tradhti kombëtare

Deputeti i opozitës, Enver Hoti, është shumë i bindur se nëse Kuvendi i Kosovës e miraton ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të shkojë kohë e gjatë dhe për këtë qoftë nga spektri politik opozitar, apo shoqëria civile apo mbase edhe nga banorët e anës së Dukagjinit, që janë në brezin kufitar me malazezët, kryetari i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do të mund të akuzohen për tradhti kombëtare.

Në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, Hoti thotë se kjo do të vie për shkak të mbështetjes së Marrëveshjes së dëmshme për Demarkacionin skandaloz të kufirit me Malin e Zi.

Sipas Hotit, janë pikërisht këta dy liderë që po e shkelin Nenin 124, që flet për atë se çfarë mund të konsiderohet tradhti, e ku bëjnë pjesë edhe marrëveshjet ndërkombëtare për territorin e vendit me çka apriori ata po kontribuojnë që një pjesë e territorit të Kosovës prej më shumë se 8 mijë hektarësh të kalojnë nën sovranitetin e një shteti tjetër, në këtë rast të malazezëve.

(Kosova Sot)