Rugovasit paralajmërojnë eskalim të situatës nëse miratohet demarkacioni

  • 27 August 2016 - 13:07
Rugovasit paralajmërojnë eskalim të situatës nëse miratohet demarkacioni

Sot afër dy-tre mijë qytetarë të Komunës së Pejës, Deçanit dhe Istogut, kanë protestuar në Pejë kundër ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Ali Lajçi, në emër të Këshillit organizativ, ka thënë se sot janë mbledhur për të dëshuar kundërshtimin për këtë marrëveshje, siç tha ia të dëmshme për Kosovën. Ai ka thënë se ky kufi nuk është shtetëror, por kadastral, raporton korrespodenti nga Peja i gazetës “Koosva Sot”.

“Të gjitha institucionet kanë ardh në përfundmi se demarkacioni është në dëm të Kosovës”, ka thënë ai ndër të tjerash.

86-vjeçari Tahir Brahimaj, i mbështjell me flamurin amerikan, ka thënë se Rugova gjithmonë ka luftuar kundër okupatorit dhe se këtë kufi që e ka fituar me gjak, nuk e jep kurrë.

Ndërsa, Zymer Neziri, në emër të Intelektualëve, tha se Komisioni Shtetëror ka gabuar, ngase nuk ka përfillur vendimin e Komisionit të vitit 1645. Ai ftoi Qeverinë e Kosovës që të mos ushtrojë presion mbi deputetët për të votuar këtë marrëveshje në Kuvend më 1 shtator.

Blerim Nikqi nga AAK, Bashkim Lajçi nga VV-ja, si dhe përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së të kësaj ane, kanë apeluar edhe një herë tek deputetët të mos e votojnë këtë marrëveshje pasi ata kanë paralajmëruar masa tjera më radikale nëse miratohet Demarkacioni.

(Kosova Sot)