Zjarr i madh në Ulqin, alarmohen banorët

  • 27 August 2016 - 16:05
Zjarr i madh në Ulqin, alarmohen banorët

Para pak minutash një vatër e madhe zjarri është parë në Malin e Bardhë në Ulqin.

Sipas raportuesve përmasa e vatrës po rritet, ndërsa banorët dhe pushuesit janë alarmuar nga flakët dhe tymi që ka mbuluar zonën.

Momentalisht nuk dihet shkaku i zjarrit dhe as nëse ka të lënduar, por duket se përmasat e zjarrit po zmadhohen gjithnjë e më shumë duke rrezikuar jetën e banorëve.

     (Kosova Sot)