Situat e qetë në Mushtisht, protesta vazhdon

  • 28 August 2016 - 10:10
Situat e qetë në Mushtisht, protesta vazhdon

Pas konfrontimit të protestuesve me Policinë e Kosovës në Mushtisht situate ështe e qetë.

Policia ka zhbllokuar rrugën dhe tashmë ka krijuar hapësirë për serbët që të shkojnë në kishën ortodokse në këtë fshat,

Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë nëpër rrugët e fshatit.

Policia ka kërkuar që të bisedoj me përfaqësues të protestuesve. Fillimisht ata kanë hezituar duke mos dashur asnjëri nga ta të marr përgjegjësi në emër të protestuesve, ndërkaq më pas janë mbledhur disa të moshuar dhe kanë shkuar për të biseduar me Drejtorin e Policisë.

 

(Kosova Sot)