Zëvendësi i Merkelit: Negociatat për tregti mes SHBA’së dhe BE’së kanë dështuar

  • 28 August 2016 - 15:25
Zëvendësi i Merkelit: Negociatat për tregti mes SHBA’së dhe BE’së kanë dështuar

Zëvendësi i kancerales Angela Merkel në Gjermani, Sigmar Gabriel ka thënë bisedimet mbi Tregtinë dhe Investimet e Partneritetit Transatlantik (TTIP) kanë dështuar në thelb në marrëveshje të tregtisë së lirë në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimin Europian

"Negociatat me SHBA’në kanë dështuar, sepse ne europianët nuk duam t’u nënshtrohemi kërkesave amerikane”, ka thënë ai, sipas një transkripti të nxjerrë nga transmetuesi gjerman ZDF gjatë një interviste, shkruan Reuters.

Në anën tjetër, SHBA’ja dhe BE’ja kanë kërkuar që përfundimi i bisedimeve për TTIP të përfundojë në vitin 2016, mirëpo të dyja palët nuk kanë arritur ende të pajtohen mbi çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe bujqësinë.

(Kosova Sot)