Një pako e dyshimtë alarmon policinë në Tiranë

  • 28 August 2016 - 23:03
Një pako e dyshimtë alarmon policinë në Tiranë

Policia ka marrë një telefonate rreth ores 19:40, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellë me natriban me përmasa 20-40 cm.

Pakoja gjendej pranë një servisi makinash. Shërbimet policore shkuan në vendngjarje.

Pasi bënë rrethimin e vendit është dashur ndërhyrja e forcave xheniere dhe qenit anti-eksploziv.

Në përfundim rezultoi se brenda saj kishte vetëm bukë peshku.

(Kosova Sot)