Thaçi: Sulmet ndaj drejtuesve të mediave dhe familjarëve, po dëmtojnë imazhin e vendit

  • 29 August 2016 - 14:27
Thaçi: Sulmet ndaj drejtuesve të mediave dhe familjarëve, po dëmtojnë imazhin e vendit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala.

 “Sulmi me bombë në shtëpinë e familjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës, Mentor Shala, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm kriminal. Sulmet kriminale ndaj drejtuesve të medieve dhe familjeve të tyre kërcënojnë drejtpërdrejt privatësinë, mendimin dhe fjalën e lirë, njëherësh duke dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka ftuar të organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë të ndriçojnë këtë rast si dhe të gjitha sulmet e tjera kriminale javëve të fundit, në mënyrë që sa më parë autorët e këtyre sulmeve të dalin para drejtësisë.

(Kosova Sot)