Labinot Tahiri mesazh prekës për nënat e djemve të vrarë (Foto)

  • 29 August 2016 - 16:09
Labinot Tahiri mesazh prekës për nënat e djemve të vrarë (Foto)

Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri përmes një statusi në Facebook u ka dhënë një mesazh prekës nënave të djemve të vrarë

Kjo javë ishte e mbuluar me vrasje të shumta nga të gjitha anët. Labinot Tahiri përmes këtij statusi iu dërgon mesazh të gjithë prindërve dhe atyre që do të bëhen prind në të ardhmen.   

Lexoni statusin e plotë:

Sot u vra edhe një fëmijë mjedis dite e mjedis qendre aty në PRISHTINË😥

Mesazhi që i'a dërgova nanës së fëmijëve të mi!
Vlen për të gjithë prindët dhe ata të cilët do bëhen prindë.

Lexo mundesisht.

Shpirt, Bota, është duke u prishur ditë e më shumë!!!!

Më nuk ka mbetur në asnjë vend siguri! Lakmia dhe etja për sundim ndaj shteteve jo të forta e ka pru gjendjen siq është tani edhe te ne, në Kosovën tonë të re e të njomë për të cilën shpresuam të krijojmë familje dhe mos të kenë më pa siguri sikurse ne që kishim dikur nga pushtuesit tanë.
Shpirt, ne dikurë jemi rujtur nga pushtuesit, por tani nuk po dihet nga kush me u ruajtur ne e fêmijêt tanë!
Rrezik Grua, 
Rrezik Nanë, 
Rrezik Motër, 
Rrezik Vëlla e Babê!
Kush nuk jep llogari, është një kohë për të qarë me lotë. E dhimshme se ku po i lëm fëmijêt tanë, ( kaja nanën shpirtë)😥

Njerëzit u prishën me themel, jo ndoshta të gjithë por u prishën për interes,, edhe Kosovës i erdhi koha që mos ta njofim njeri tjetrin nëse nuk kemi interes!!!! 
Qudi o shpirt!!! 
Nëse nuk ke para, je i nënqmuarë, ke para bëhesh pashë! 
A thu moj grua, nesër fêmijët tanë nëse nuk i kanë mundësitê, kush do kujdesët për ta?? Kush, do u'a sigurojë kafshatën e gojės? 
Kush, do kujdeset për shkollën?? 
O zemër, ne kishim librat, por shkollat i kishim të mbyllura! 
Sot i kanë shkollat, por sigurinë nuk e kanë o shpirtë!!!!
Sot, "DROGËN" e ke prezent në shkolla! 
Sot, vrasjet i ke para shkollave e mjedis qytetit! 
Sot, kujt nuk po i itereson se i kujt është a'i fëmijë a po ky fëmijë.......Hetimet vazhdojnë....! 
Ah moj nanë e fëmijëve të mi, unë si prind i tyre, e di, se, sa veshtirë e pate të rritësh fëmijët e tu, por sot si era po të ndrrojnë jetė duke mos patur siguri!
Sot, humbi jetën një fëmijë i një nane si pasoj e vrasjes mjedis qendre moj grua atje në Prishtinë.....!
Të kujtohet, nuk e menduam këtë Kosovë, edhe pse u kthyem nga mërgimi për ta gëzuar si parajsë nuk e menduam këtë Kosovë...! 
Mbrenda një jave, ndërruan jetë 8 persona jsi pasojë e vrasjeve dhe hakmaarjeve!!
Ndjejë keqardhje.

Shpirt, unë po e perfundoj me kaq, mos harro jam nëpër rrugë, për të sjellur kafshatën e bukës për fëmijët tanë, por ti lutu te Zoti, që ta bekojë këtë vend dhe për ta gëzuarë fëmijët tanë një jetë më të mirë, e jo të plakemi ne si prindë duke pa Kosovën e shumë vuajtur plot dëshprim.

Ky shkrim u shkrua nga nga zemra ime, kushtuar të gjithë Prindëve për hallin që kanė në këtë kohë për të gjithë fëmijët e tyre. 
Zoti i bekoftë. 
Uroj të ndalën vrasjet dhe drogimet e femijeve tanë nëpër shkolla e rrugeve!

Me dashuri, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.🌹🌹🌹🌹🌹

Foto kur ishim te Eni Mahalla në Turqi për ta vizituar.

 

(Kosova sot)