AAK: Në kufi Kosovë-Mali i Zi janë vendosur njësitet e specializuara të Kundërterrorizmit dhe Ushtrisë

  • 30 August 2016 - 21:45
AAK: Në kufi Kosovë-Mali i Zi janë vendosur njësitet e specializuara të Kundërterrorizmit dhe Ushtrisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se Mali i Zi ka dislokuar njësit antiterrorizëm në kufirin me Kosovën, duke thënë se një gjë e tillë është "krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme".

“Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK –së, vlerëson se situate e krijuar në brezin kufitar me Malin e zi, ku njoftohet të jenë dislokuar forca të kombinuara të Policisë, njësitet e specializuara të Kundërterrorizmit dhe Ushtrisë, është krejtësisht e panevojshme dhe e papranueshme. Në këtë kuadër janë jo korrekte edhe deklaratat e Presidentit të Malit të zi, sepse ato janë në shpërputhje me zhvillimet në tërren”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga partia e Ramush Haradinajt.

AAK vlerëson se “krejt kjo gjendje e re në kufi, vije pas kundërshtimit serioz të banorëve të zonave të prekura nga Komisioni shtetërorë për vijëzimin e kufirit, i cili ka bërë gabime dhe si rezultat Kosova, po humbë territor të saj”.

“Përgjithësisht, situiata e sigurisë mbetet shumë e brisht në atë zonë dhe valët e sulmeve, drejtuar objekteve shtetrore, pronave private, dhe të ngjajshme, ende të pa zbuluara prej organeve të hetuesisë, përbëjnë lajm shumë të keq për sigurinë publike dhe nacionale në Kosovë”, vlerëson Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK-së.

(Kosova Sot)