Lezhë, 35-vjeçari plagoset me armë zjarri

  • 30 August 2016 - 21:46
Lezhë, 35-vjeçari plagoset me armë zjarri

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Lezhë. Policia ka informuar se në vendin e quajtur “Rrotondo”, është plagosur shtetasi Tonin Kola, 35 vjeç. Ai është banor i Shkodrës. Forcat policore sqarojnë se 35-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital. Ai ka marrë plagë në disa gjymtyrë të trupit. Lidhur me ngjarjen, janë marrë masa të menjëhershme.

Policia ka shoqëruar disa persona, për të marrë dëshmitë e tyre. Gjithashtu, në qytet janë ngritur postblloqe, me qëllim kapjen e autorëve. Po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer plagosjen.

(Kosova Sot)